8 Shkurt 2021 Presidenti Meta në Myftininë e Korçës për seancën e dhurimit të gjakut: Duhet të vazhdojmë të punojmë të gjithë së bashku, për të nxitur akoma më shumë kulturën e dhurimit të gjakut, ashtu siç na frymëzojnë edhe besimet fetare
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ishte sot i pranishëm në seancën e radhës të dhurimit vullnetar të gjakut, të organizuar nga Myftinia e Korçës, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”.
Presidentit Meta vuri në dukje se ky është veçanërisht një vit i vështirë, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe masave kufizuese, që kanë ndikuar për uljen në mënyrë drastike të numrit të dhuruesve.
Një falënderim të veçantë kam për komunitetet fetare, që na kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe, duke ftuar besimtarët e tyre të bëhen pjesë e fushatës sonë për dhurimin e gjakut.
Duhet të vazhdojmë të punojmë të gjithë së bashku, për të nxitur akoma më shumë kulturën e dhurimit të gjakut. Informimi i vazhdueshëm, i të gjithë qytetarëve, për sigurinë gjatë dhurimit, apo për të mirat e dhurimit të gjakut, do të ndihmonte në rritjen e numrit të dhuruesve dhe në formimin e një grupi dhuruesish të përhershëm.