Presidenti Meta merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut

Presidenti Meta merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, me ftesë të Kryetarit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Ambasadorit Wolfgang Ischinger, do të marrë pjesë në Konferencën që organizohet, më 15-17 shkurt 2019.

Në këtë edicion të 55-të të Konferencës, pritet që të diskutohen dhe debatohen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale botërore, sfidat e rendit liberal botëror, multilateralizmi, marrëdhëniet transatlantike e kërcënime e reja për paqen dhe sigurinë në botë.

Konferenca ka si objektiv kryesor ndërtimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjeve paqësore për konfliktet.

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencë, Presidenti Meta do të takohet me homologë e personalitete pjesëmarrëse.

]]>