18 Qershor 2018 Presidenti Meta i dorëzon Flamurin Kombëtar ekipit përfaqësues shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta i dorëzoi sot gjatë një ceremonie solemne, Flamurin Kombëtar ekipit dhe delegacionit zyrtar, që do të marrin pjesë dhe do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë.
Në fjalën e tij përshëndetëse në këtë ceremoni, Presidenti Meta duke iu drejtuar sportistëve tha se në këto Lojëra ekipi ynë olimpik i ka të gjitha shanset falë përkushtimit pasionit dhe talentit që të ketë rezultate shumë të mira.
Nuk jam shumë i lumtur që peshëngritja nuk merr pjesë në këto Lojëra, sepse do të isha shumë i qetë për medaljet që do të vinin, por përsëri kam besim se pavarësisht nga këto arsye përsëri këtu kemi mjaft sportiste dhe sportistë, të cilët i kanë të gjitha mundësitë për të sjellë në vend medalje dhe vende nderi, të cilat do të ishin jashtëzakonisht mjaft të mirëpritura dhe të duartrokitura nga të gjithë shqiptarët, aq më tepër në këtë vit që ne e përjetojmë si vitin e heroit tonë kombëtar Skënderbeut.
Shqipëria ka arritur në Lojërat Mesdhetare historikisht rezultate shumë të mira dhe shumë pozitive në të gjitha sportet dhe unë besoj që edhe në këto Lojëra ne i kemi të gjitha shanset falë përkushtimit, pasionit dhe talentit tuaj që përsëri të kemi rezultate shumë të mira. Jam shumë i gëzuar edhe për rezultatet e ekipit të volejbollit të femrave, rezultatet e undit që tregojnë një rizgjim të asaj tradite të shkëlqyer që ne kemi pasur në këtë sport dhe në këtë përfaqësim dhe padyshim edhe në shumë fusha të atletikës”, – tha Presidenti Meta.
“Faleminderit shumë z. President! Është një nder dhe krenari për mua që të mbaj flamurin tonë kombëtar. Shpresoj që e gjithë skuadra olimpike të sjellë rezultate sa më pozitive dhe sa më shumë medalje”, – deklaroi atleti Smajlaj.