30 Dhjetor 2019 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 94/2019
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 94/2019 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim teknik 2018, për projektin “Menaxhimi i modernizuar i mbetjeve dhe ekonomia ricikluese në respekt të mjedisit (DKTI)””.
Nr. Dekretit 11405
Tiranë, më 30.12.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META