Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 93/2021

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 93/2021

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

 Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 93/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri – faza I”.

 

Nr. Dekretit 13168
Tiranë, më 26.07.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META