Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 92/2021

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 92/2021

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

 

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

 Shpalljen e ligjit nr. 92/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për linjën e kredisë për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”.

 Nr. Dekretit 13167
Tiranë, më 26.07.2021

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META