9 Korrik 2020 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 84/2020
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 84/2020 “Për pranimin e vendimit II/1 të palëve, që ndryshon “Konventën e Aarhusit për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit”, ratifikuar me ligjin nr.8672, datë 26.10.2000”.
Nr. Dekretit 11540
Tiranë, më 09.07.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META