Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 82/2020

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 82/2020

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 82/2020 “Për ratifikimin e ndryshimit të Protokollit II të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, të ratifikuar me ligjin nr.9733, datë 14.5.2007, në lidhje me përkufizimin e konceptit “Produkte origjinuese” dhe “Metoda e bashkëpunimit administrativ””.

Nr. Dekretit 11538
Tiranë, më 09.07.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META