12 Nëntor 2018 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 77/2018
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 77/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Bashkimit Europian për bashkëpunimin e zbatimit të ligjit, mbi vendosjen e oficerit ndërlidhës të Europol-it”. Nr. Dekretit 10943 Tiranë, më 09.11.2018PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
]]>