18 Tetor 2019 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 66/2019
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 66/2019 “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian-Shqipëri për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë, me cilësinë e vëzhgueses, në punën e Agjencisë së Bashkimit Europian për të Drejtat Themelore dhe mënyrën e kësaj pjesëmarrjeje në kuadrin e Rregullores së Këshillit (KE) nr. 168/2007”.
Nr. Dekretit 11316
Tiranë, më 18.10.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META