3 Tetor 2019 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 62/2019
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 62/2019 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin për lehtësimin e tregtisë dhe të transportit në Ballkanin Perëndimor me qasje programatike me shumë faza”.
Nr. Dekretit 11294
Tiranë, më 03.10.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META