26 Korrik 2019 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 49/2019
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 49/2019 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, (huamarrësi), Fondit Shqiptar të Zhvillimit (agjencia e zbatimit të projektit), dhe KfW Frankfurt Am Main (KfW), për programin e furnizimit me ujë të zonave rurale IV”.
Nr. Dekretit 11239
Tiranë, më 26.07.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META