10 Maj 2022 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 44/2022
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 44/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (agjencia e zbatimit të projektit) dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës”.
Nr. Dekretit 13609
Tiranë, më 10.05.2022
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META