11 Korrik 2019 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 41/2019
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 41/2019 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh. a. dhe KfW, Frankfurt am Main për programin e investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I”.
Nr. Dekretit 11222
Tiranë, më 11.07.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META