23 Prill 2020 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 38/2020
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 38/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Europian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi – Shqipëri, alokimet e vitit 2018”.
Nr. Dekretit 11465
Tiranë, më 23.04.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META