23 Prill 2020 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 37/2020
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 37/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Europian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri – Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2018”.
Nr. Dekretit 11464
Tiranë, më 23.04.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META