11 Mars 2021 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 29/2021
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 29/2021 “Për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të vendeve partnere të kësaj organizate në stërvitjen e përbashkët “Defender Europe 21”.
Nr. Dekretit 12015
Tiranë, më 11.03.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META