Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 26/2022

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 26/2022

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 26/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje-daljes së mallrave”.

Nr. Dekretit 13533
Tiranë, më 07.04.2022

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META