Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 24/2021

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 24/2021

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 24/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe KFW Frankfurt am Main (KFW) për programin e infrastrukturës bashkiake V, në shumën 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) euro”.

Nr. Dekretit 11990
Tiranë, më 04.03.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META