4 Mars 2021 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 23/2021
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 23/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë mbi dhurimin në fushën e shëndetësisë”.
Nr. Dekretit 11989
Tiranë, më 04.03.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META