29 Mars 2022 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 21/2022
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 21/2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 9.2.2022 “Për disa ndryshime (amendimi i tretë) në tekstin e marrëveshjes për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet Phizer Export B.V., Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar””.
Nr. Dekretit 13528
Tiranë, më 29.03.2022
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META