5 Janar 2021 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 165/2020
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 165/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar”.
Nr. Dekretit 11901
Tiranë, më 05.01.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META