5 Janar 2021 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 160/2020
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j:
Shpalljen e ligjit nr. 160/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Europian, dhe Komisionit Europian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.
Nr. Dekretit 11898
Tiranë, më 05.01.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META