11 Mars 2019 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 13/2019
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 13/2019 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet palëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Europën Juglindore për shkëmbimin e automatizuar të të dhënave të ADN-së, daktiloskopike dhe të të dhënave të regjistrimit të automjeteve dhe marrëveshjes së saj zbatuese”.
Nr. Dekretit 11143
Tiranë, më 11.03.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META