13 Dhjetor 2021 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 119/2021
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 119/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit nr. 32, datë 5.11.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021 të Këshillit të Ministrave””.
Nr. Dekretit 13377
Tiranë, më 13.12.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META