13 Dhjetor 2021 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 116/2021
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 116/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Europiane, dhe Komisionit Europian për Programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020”.
Nr. Dekretit 13374
Tiranë, më 13.12.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META