15 Nëntor 2017 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 101/2017
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 101/2017 “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main, në lidhje me marrëveshjen e huas ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a. (OST) dhe KfW Frankfurt am Main, për projektin “Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri-Maqedoni (Fier-Elbasan-Qafëthanë)””.
Nr. Dekretit 10649
Tiranë, më 15.11.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META