31 Korrik 2019 Presidenti Meta dekreton shkarkimin nga detyra të Komandantit të Forcave Detare, Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani
DEKRET
PËR
SHKARKIM NGA DETYRA TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE
Në mbështetje të pikës 3, të nenit 169, nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani, shkarkohet nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, për shkak të mbarimit të mandatit.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjeherë.
Nr. i Dekretit 11245
Tiranë, më 31.07.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META