17 Dhjetor 2020 Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, z. Sandër Lleshaj
D E K R E T
PËR
SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 648 prot., datë 16.12.2020,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11873
Tiranë, më 17.12.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META