17 Shtator 2020 Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Besa Shahini
D E K R E T
PËR
SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 4727 prot., datë 17.09.2020, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 3152 prot., datë 17.09.2020,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zonja Besa Shahini, ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11731
Tiranë, më 17.09.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META