Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Edi Rama

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Edi Rama

D E K R E T
PËR
SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6652 prot., datë 29.12.2020,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Edi Rama, Kryeministër dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, shkarkohet nga detyra si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11889
Tiranë, më 31.12.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META