24 Maj 2018 Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të zotit Ernal Filo, ambasador në Republikën e Malit të Zi, rezident
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Ernal Filo, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Malit të Zi, rezident.Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 10793 Tiranë, më 24.05.2018PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
]]>