Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të znj. Besiana Kadare, Ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezidente, dhe në Republikën e Kubës, jorezidente

Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të znj. Besiana Kadare, Ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezidente, dhe në Republikën e Kubës, jorezidente

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin nr. 4214/1 prot., datë 8.09.2021, të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Besiana Kadare, lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13258
Tiranë, më 30.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META