9 Nëntor 2021 Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të z. Igli Hasani, Ambasador pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin nr. 4562/1 prot., datë 7.10.2021, të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Igli Hasani, lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 13316
Tiranë, më 09.11.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META