Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të z. Ferit Hoxha, Ambasador pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident

Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të z. Ferit Hoxha, Ambasador pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin nr. 4212/1 prot., datë 8.09.2021, të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Ferit Hoxha, lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13259
Tiranë, më 30.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META