30 Shtator 2021 Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të z. Arian Spasse, Ambasador në Republikën e Hungarisë, rezident
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin nr. 4213/1 prot., datë 8.09.2021, të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Arian Spasse, lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 13255
Tiranë, më 30.09.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META