Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 16/2021 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 16/2021 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit

D E K R E T

PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 16/2021 “PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË KONCESIONIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË KONCESIONARE “TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT”, SH.P.K., “PËR NDËRTIMIN, VËNIEN NË PUNË, OPERIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR “NËNË TEREZA”, TIRANË”, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR. 9312, DATË 11.11.2004, TË NDRYSHUAR

 

 Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe të nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j:

 

Kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr. 16/2021 “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së koncesionit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë Koncesionare “Tirana International Airport”, sh.p.k., “Për ndërtimin, vënien në punë, operimin dhe mirëmbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë”, ratifikuar me ligjin nr. 9312, datë 11.11.2004, të ndryshuar”, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

 

Nr. Dekretit 11979

Tiranë, më 24.02.2021

 

                                                PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                                  ILIR META

 

ARSYET E KTHIMIT TË LIGJIT NR. 16/2021