13 Dhjetor 2017 Presidenti Meta dekreton emërimin e zotit Visho Ajazi Lika, ambasador në NATO, rezident
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Z. Visho Ajazi Lika emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10679
Tiranë, më 13.12.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META