10 Shtator 2017 Presidenti Meta dekreton emërimin e zotit Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm
D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Fatmir Xhafaj, emërohet Ministër i Brendshëm.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10608
Tiranë, më 10.09.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META