Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Sonila Bejtja, gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Sonila Bejtja, gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese

D E K R E T

“PËR

EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE”

Në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administrova Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019; pasi u njoha me praktikën dokumentare të vendimmarrjes dhe vlerësimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatin e lejuar për plotësimin e kësaj vakance, përcjellë me shkresën nr. 551 prot., datë 28.12.2020; pasi vlerësova kandidaten e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë dhe në mënyrë të qëndrueshme të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit vendosa të,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zonja Sonila Bejtja emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11886
Tiranë, më 28.12.2020

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META