Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Milva Ekonomi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Milva Ekonomi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 651 prot., datë 16.12.2020,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Milva Ekonomi, emërohet ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11876
Tiranë, më 17.12.2020

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META