9 Janar 2019 Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Elva Margariti, Ministre e Kulturës
D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6177 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 20 prot., datë 04.01.2019,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zonja Elva Margariti, emërohet ministër i Kulturës.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11044
Tiranë, më 09.01.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META