30 Shtator 2021 Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Besiana Kadare, Ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezidente
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin nr. 4216/1 prot., datë 8.09.2021, të Kryeministrit, si dhe pas administrimit të opinionit të Komisionit për Politikën e Jashtme për kandidaturën e propozuar, përcjellë me shkresën me nr. 2113/1 prot., datë 29.09.2021 të Kuvendit të Shqipërisë,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zonja Besiana Kadare, emërohet në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 13261
Tiranë, më 30.09.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META