Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Sokol Binaj, gjyqtar i Gjykatës së Lartë

Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Sokol Binaj, gjyqtar i Gjykatës së Lartë

D E K R E T

PËR

EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pika 11, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas administrimit pranë Institucionit të Presidentit të Republikës në datë 17.03.2021, të propozimit të arsyetuar të përcjellë me shkresën me nr. 1135/13 prot., datë 16.03.2021 dhe Vendimit nr. 88, datë 12.03.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatit z. Sokol Binaj”, shoqëruar me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 241, datë 09.07.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, vendosa të:

D E K R E T O J:

Neni 1

Zoti Sokol Binaj emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 12 030
Tiranë, më 19.03.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META