Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Përparim Kalo, gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Përparim Kalo, gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

D E K R E T

“PËR

EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE”

Në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administrova Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e parakohshme), e shpallur fillimisht për aplikim nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 10723, datë 07.02.2018, rishpallur me Dekretin nr. 11291, datë 27.09.2019, dhe e rishpallur për të tretën herë me Dekretin nr. 11742, datë 24.09.2020; pasi u njoha me praktikën dokumentare të vendimmarrjes dhe vlerësimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët e lejuar për plotësimin e kësaj vakance, përcjellë me shkresën nr. 545 prot., datë 23.12.2020; pasi vlerësova kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit vendosa të,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zoti Përparim Kalo emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11882
Tiranë, më 23.12.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META