Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Luan Përzhita, Rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike

Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Luan Përzhita, Rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike

D E K R E T

PËR EMËRIMIN E REKTORIT
TË AKADEMISË SË STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “g” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 39, pika 8, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve për organet dhe autoritetet drejtuese në universitetet publike, përcjellë sipas nenit 7, pika 2, germa “j”, të ligjit nr. 80/2015 nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë me shkresën nr. 4141/3 prot., datë 30.08.2021,

Dekretoj:

Neni 1

Zoti Luan Përzhita, emërohet Rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13209
Tiranë, më 07.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META