19 Mars 2021 Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Klodian Kurushi, gjyqtar i Gjykatës së Lartë
D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS SË LARTË
Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pika 11, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas administrimit pranë Institucionit të Presidentit të Republikës në datë 17.03.2021, të propozimit të arsyetuar të përcjellë me shkresën me nr. 1135/16 prot., datë 16.03.2021 dhe Vendimit nr. 91, datë 12.03.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatit z. Klodian Kurushi”, shoqëruar me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 244, datë 09.07.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, vendosa të:
D E K R E T O J:
Neni 1
Zoti Klodian Kurushi emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 12 033
Tiranë, më 19.03.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META