Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Darjel Sina gjyqtar i Gjykatës së Lartë

Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Darjel Sina gjyqtar i Gjykatës së Lartë

D E K R E T

PËR
EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 49, pika 11, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi administrova propozimin e arsyetuar të përcjellë me shkresën me nr. 2032/3 prot., datë 19.04.2022 dhe Vendimit nr. 133, datë 06.04.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatit z. Darjel Sina”, shoqëruar me praktikën dokumentuese të procedurës së përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, procedurë kjo e shpallur për kandidim me vendimin nr. 172, datë 11.09.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të shqyrtimit të këtij propozimi, vendosa të:

D E K R E T O J:

Neni 1

Zoti Darjel Sina emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13573
Tiranë, më 26.04.2022

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META