24 Gusht 2020 Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Artan Hoxha, rektor i Universitetit të Tiranës
D E K R E T
PËR EMËRIMIN E REKTORIT
TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Në mbështetje të nenit 92, germa “g” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 39, pika 8, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve për organet dhe autoritetet drejtuese në universitetet publike, përcjellë sipas nenit 7, pika 2, germa “j”, të ligjit nr. 80/2015 nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë me shkresën nr. 4393 prot., datë 19.08.2020,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Artan Hoxha emërohet rektor i Universitetit të Tiranës.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 11656
Tiranë, më 24.08.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META