Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

D E K R E T

PËR EMËRIMIN E REKTORIT
TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Në mbështetje të nenit 92, germa “g” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 39, pika 8, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve për organet dhe autoritetet drejtuese në universitetet publike, përcjellë sipas nenit 7, pika 2, germa “j”, të ligjit nr. 80/2015 nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë me shkresën nr. 4393 prot., datë 19.08.2020,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Arben Gjata emërohet rektor i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 11657
Tiranë, më 24.08.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META